250
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ersekë ku bëhet me dije se i plagosur rënda ka mbetur një 66-vjeçar.
Më datë 01.09.2022, rreth orës 09:25, në hyrje të qytetit të Ersekës, janë përfshirë në një aksident rrugor, mjeti motor me drejtues shtetasin E. J., banues në fshatin Taç, me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. D. Për pasojë ka marrë lëndime shtetasja B. J., rreth 66 vjeçe, banuese në Taç, Kolonjë, pasagjere në motor, e cila ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.