Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother Vip, Semi Jaupaj, ka rënë në grackën e “Piranjave”. Emisioni i transmetuar në Abc News, këtë herë ka pasur në kamera të fshehtë artisten e dashur nga publiku, Semi Jaupaj.
Për të futur në grackë Semin është bërë bashkëpunëtor i lojës shoku i saj i ngushtë Marsidi dhe një kompani ambazhurësh, e cila kërkon ta bëjë imazh të sajin.
Semi e cila fillimisht është skeptike për këtë lloj të ri “pune”, ndryshon shumë shpejt mendim kur kupton se mund të fitojë goxha para.
Këtu nis e gjithë “malorja” e Semit, pasi punëdhënësi është një njeri mjaft i fiksuar nga Covid, aq sa në prezantimin e para mban në fytyrë dy maska kirurgjikale si dhe dorezat plastike.
Por nuk mbaron me kaq, “loja” nxehet edhe më shumë kur në skenë hyn motra “histerike” e pronarit të kompanisë, e cila I flet edhe për Donaldin dhe Beatrixën.
Për me tepër ndiqni videon e plotë të Semit: