Agim Demrozi kërkon një sforco të fundit nga lojtarët e Egnatias, premio e majme për të mundur Partizanin

Agim Demrozi

Fitorja në gjysmëfinale është përkthyer në të ardhura për të gjithë anëtarët e klubit. Presidenti Agim Demrozi, siç edhe kishte premtuar, i ka dhënë skuadrës premion prej 25 mijë eurosh. Numri “1” i klubit rrogozhinas ka gati edhe premion për titullin kampion.

Me 26 maj, përtej prestigjit për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të shkëlqyer, ekipi mendon edhe për aspektin financiar. Në rast triumfi kundër të kuqve bardhejeshilët do të arkëtojnë 200 mijë euro në total nga FSHF-ja dhe minimalisht 960 mijë euro nga UEFA për pjesëmarrjet në eliminatoret e Champions League.

Ky sukses do të shënonte një pikë të rëndësishme për presidencën, e cila ka investuar pafund, por ende nuk ka parë t’i shpërblehet investimi me shifrat e dëshiruara. Ky është momenti më i artë në historinë e Egnatias.

Related posts

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!