Afera e inceneratorëve/ Kostot që paguajnë qytetarët

by KLIKOJE.AL

Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht edhe kandidati për kryetar bashkie të Elbasanit, Luçiano Boçi, ka ndarë disa pamje ku tregohen disa zona të mbuluara nga mbeturinat.

Plehra të hedhura jashtë kazanëve apo në vende të papërshtatshme, janë një kosto që duhet të paguajnë qytetarët, ndonëse paguajnë taksa për inceneratorin.

Sërish qytetarët duhet të përballen me një pamje të tillë çdo ditë, ku paratë dalin nga xhepat e tyre, por investimi nuk duket gjëkundi.

Ndotja e ajrit dhe e mjedisit në këto zona po kthehet në një shqetësim për banorët, ashtu siç e tregojnë dhe pamjet.

“Mirmëngjes nga Elbasani, qyteti me ‘Incenerator’, me taksa të larta vendore por me shumë plehra”, shkruan Boçi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.