139
AF Elbasani siç dihet prej javësh tashmë ka nisur punnë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Drejtuesit kanë “pikasur” disa futbollistë që do të tentojnë transferimin e tyre në Elbasan.
Por krerët e klubit nuk po punojnë vetëm për merkaton në hyrje, por edhe për largimet. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se dy futbollistë priten të largohen nga verdheblutë. Bëhet fjalë për David Ivan dhe Bobi Clement.
Të dy lojtarët nuk kanë bindur drejtuesit dhe në këto kushte janë jashtë planeve për sezonin e ri, ku Elbasani do të luajë në Superiore. Me largimin e tyre do të rihapej mundësia për të transferuar të tjerë lojtarë të huaj që mund të bëjnë diferencën në ekip.