AF Elbasani blindon mbrojtjen, akord me ish-futbollistin e Vllaznisë

by KLIKOJE.AL

Esin Hakaj transferohet te AF Elbasani. Mbrojtësi shkodran ka arritur marrëveshjen me klubin verdheblu dhe zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme.

Hakaj ishte në negociata prej kohësh me verdheblutë dhe falë këmbënguljes së drejtorit sportiv Elton Guranjaku, u bë e mundur arritja e marrëveshjes mes palëve.

Elbasani bëhet kështu stacioni i radhës për mbrojtësin shkodran, që në të shkuarën ka qenë pjesë e Vllaznisë, Partizanit e Teutës dhe me eksperiencën e tij pritet të jetë një vlerë e shtuar për verdheblutë në Kategorinë Superiore.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.