Adrian Bardhi i rrethuar nga policia, tifozët e Skënderbeut të acaruar me humbjen; ia nxjerrin inatin presidentit të Dinamos (video)

Dinamo fiton në Korçë dhe kap zonën “Final Four”. Skuadra e Dritan Mehmetit triumfoi 0-1 përballë Skënderbeut vendas. Lorenco Vila ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 52′, duke i dhuruar tri pikë tepër të rëndësishme 18 herë kampionëve të Shqipërisë. Pas ndeshjes, pati tension ku pjesë ishin tifozët e Skënderbeut dhe presidenti i Dinamos Adrian Bardhi.

Presidenti i Dinamo City-t, Adrian Bardhi, i ndodhur në tribunën VIP të stadiumit, është hasur në një situatë të pakëndshme në përfundim të ndeshjes. Kreu i klubit kryeqytetas ka debatuar me disa tifozë korçarë, të cilët të pakënaqur me arbitrimin e ndeshjes, kanë shfryrë ndaj tij.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)