208
Mënyra më e zakonshme se si njerëzit ndryshojnë hundën e tyre është një operacion i quajtur rinoplastikë.
Rinoplastika mund të përdoret për të:
- trajtuar dëmtime të hundës
- defekte të lindjes
- përmirësuar problemet e frymëmarrjes.
Ndërhyrja mund të ndryshojë madhësinë, formën ose defektet e hundës.
Kohët e fundit, shumë faqe kanë promovuar ushtrime për hundën si një alternativë efektive për operacionin, shkruan Anabel.
A funksionojnë ushtrimet e hundës?
Nuk ka asnjë provë shkencore që ushtrimet e hundës mund të ndryshojnë formën e saj. Ushtrimet ndikojnë te muskujt e vegjël që përdorni për shprehitë. Këta muskuj nuk luajnë rol të rëndësishëm në formën e hundës.
Si të ndryshoni formën e hundës pa ndërhyrje?
- konturimi dhe grimi
- mbushës, efekt që nuk zgjat përgjithmonë