Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP3”, por 5 finalistët vijojnë sërish me debatet mes tyre.
Një debat i ashpër ka nisur mes Egla Cenos dhe Julian Dedës, vetëm se ky i fundit ka thënë për Romeo Veshajn se ‘është i pasigurt’. Sipas aktores së njohur, Juli është munduar që të ulë banorin.
Nga ana tjetër, Romeo u shpreh ‘se është i pasigurt në lidhje me fitoren e tij’, edhe pse ka hyrë brenda për të fituar çmimin e madh. Ai shtoi se sigurisht që dëshiron të fitojë këtë edicion të tretë të BBV.
Teksa Egla i tha Julit se ‘dëshiron të bëjë pis të tjerët’, Romeo tha se ‘nuk po e bën pis’. E këtu Deda i kthehet ‘shiko punën tënde’.
Pjesë nga debati:
Egla: A më zhdukesh fare o Julo të lutem, fitoje vetëm zhduku
Juli: Po ik o Egla vazhdo punën tate, ça pune ke. Ti tregon veten
Egla: Pa një gram dinjiteti dhe respekti për të tjerët
Juli: Po ça lidhje ka dinjiteti dhe respekti këtu
Egla: Respekt për të tjerët, mësoje
Juli: Egla mos i tjetërso fjalët tani, rri aty ku ishe
Romeo: Nuk pres respekt dy ditët e fundit se e di ça është bërë këtu 4 muaj. Juli rri rehat se nuk pres respekt ditën e fundit me thënë të drejtën
Juli: Po nuk ka lidhje me respektin o njeri. Ça ka kjo me hapë këtë bisedë
Egla: Normaliteti nuk është të bësh pis njerëzit, ky qenka normaliteti yt mesa duket
Juli: Po kë bëra pis? Ti bën pis të tjerët dhe thua se po i bën ky