Emri i Ataturkut, një lider që gëzon respekt në mbarë botën, krahas vendeve të Evropës, jeton në përmendore, skulptura apo lokalitete të ndryshme nga India në Meksikë, nga Japonia në Tunizi e nga Peruja deri në Zelandën e Re.
Një nga këto vende është edhe Kili. Bashkia e kryeqytetit Santiago vendosi një reliev me fjalët e Ataturkut në një park, që banorët e kryeqytetit të marrin shembull. Në përmendore shkruhet: “Themeluesi i Republikës së Turqisë, shërbyesi i përkushtuar dhe besnik i atdheut, hero i pakrahasueshëm, shembull i gjallë i idealit të njerëzimit…Tërë jetën ia ka kushtuar kombit turk dhe i ka dhënë atij shpirtin dhe zjarrin e tij. Kujtimi i tij jeton si një pishtar i pashuar që mban të zjarrtë frymën e kombit!”.
Edhe në përmendoren e Mustafa Kemal Ataturkut të ngritur në qytetin Yehud të Izraelit, nën fjalët e pavdekshme “Paqe në vend, paqe në botë” zë vend fjalia: “Populli izraelit që e do popullin turk dhe Turqinë, do të jetë mirënjohës përjetë”.
Statuja e parë dhe e vetme e një burrështetasi të huaj në Kubë, i përket Ataturkut. Nën statujën e parë shkruhet në turqisht dhe spanjisht: “Themeluesi i Republikës së Turqisë – Paqe në vend, paqe në botë”. Edhe busti i dytë i bërë nga skulptori turk, Metin Yurdanur me kërkesën e autoriteteve shtetërore të Kubës në vitin 2011, është vendosur në një park në Rrugën “Puerto”, një nga vendet më të preferuara të kryeqytetit Havana.