Të premten e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir dhe për komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Bellova. Që të dy akuzohen për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas dhe transportimin e tyre në Rusi. Por çfarë do të ndodhë më pas? A do ta përfundojë një ditë në burgun e Hagës? Ja çfarë mendojnë disa nga ekspertët më të mirë mbi këtë çështje;
Tomas S.Uorkuik, bashkëpunëtor në Qendrën Skaukroft për për çështjet e sigurisë. Në vitet viti 1997-2001, ishte zëvendës në Zyrën e Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Krimeve të Luftës:
Askush s’ duhet të presë që Putini të përfundojë së shpejti prapa hekurave. Nuk ka ende asnjë aktakuzë zyrtare dhe urdhër-arresti, është një nga disa masat e përkohshme që po merr GJNP për të arritur ndjekjen penale të zyrtarëve rusë për krime lufte në Ukrainë. Gjithsesi, ligji është i paqartë dhe faktet janë gjithnjë e më të pamohueshme.
Për shembull, neni II, paragrafi (e) i Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, në të cilën janë palë edhe Rusia dhe Ukraina, thotë se gjenocidi përfshin “transferimin me dhunë të fëmijëve të grupit në një grup tjetër”. Kur kjo bëhet “me qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë”.
Ukraina ka ftuar gjykatën të hetojë krimet e kryera në territorin ukrainas. Por Rusia nuk është palë në traktatin e themelimit të saj, ndaj askush nuk pret që Putin të dorëzohet menjëherë për gjykim.
Por edhe ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviç mendonte se ai nuk do të dorëzohej kur u padit nga një gjykatë tjetër ndërkombëtare, por vdiq në qelinë e burgut në Hagë. Urdhër-arresti do të kufizojë opsionet diplomatike të Putinit dhe do ta bëjë më të vështirë për këdo që ta cilësojë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës si një “mosmarrëveshje territoriale”.
Xhon Herbst, drejtor i Qendrës Eurazia dhe ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë:
Aktakuza e GJNP ndaj Putinit dhe Lvova-Bellovës për krimin e dyshuar të luftës të rrëmbimit të fëmijëve nga Ukraina është një zhvillim shumë i rëndësishëm që do të ketë pasoja të madha. Së pari, dëmtohet më tej imazhi i Kremlinin, në kohë kur Putini po bëhet gati të presë këtë javë udhëheqësin kinez Xi Jinping.
Kjo ia bën Pekinit më të vështirë të lobojë për “planin e tij të paqes”, që mund t’i shërbente mbajtjes nën kontroll nga Moska të territoreve aktualisht të pushtuara në Ukrainë. Por ky zhvillim do të ketë gjithashtu një ndikim në Jugun Global, ku Kremlini ka pasur njëfarë suksesi, duke e justifikuar sulmin me vitet e zgjerimit të NATO-s.
E çfarë lidhje ka rrëmbimi i fëmijëve ukrainas me mbrojtjen e kufijve të Moskës nga Perëndimi? Ky argument mund të jetë veçanërisht i dobishëm në ato pjesë të Evropës që flasin për një “Zeitenwende” (pikë kthese), por që nuk po munden të grumbullojnë vullnetin e duhur për t’i dërguar Ukrainës mjetet për ta ndalur agresionin e Moskës dhe krimet e luftës atje.
Nushin Sarkarati, zëvendësdrejtoreshë e Programit Strategjik të Çështjeve Gjyqësore në Këshillin Atlantik:Departamenti Amerikan i Mbrojtjes duhet të dërgojë prova në GJNP
Lëshimi i urdhrave të arrestit nga GJPN-së për Putinin dhe Lvova-Bellovën e bën më emergjente zgjidhjen e ngërçit midis Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit lidhur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për hetimin e rimeve të luftës në Ukrainë.
Më 8 mars, New York Times raportoi se Pentagoni po e bllokon administratën e Bajden që të ndajë me GJNP provat mbi mizoritë e ushtrisë ruse në Ukrainë. Thuhet se Informacioni lidhet me shënjestrimin e qëllimshëm të infrastrukturës civile nga ana e zyrtarëve rusë, si dhe rrëmbimin e fëmijëve ukrainas nga territori i pushtuar, pikërisht krim për të cilin Putin akuzohet nga GJNP.
Ndërsa në përgjithësi, Akti për Mbrojtjen e Anëtarëve të Shërbimit Amerikan (ASPA) e kufizon aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar me GJNP, Akti i Ndarjeve të Konsoliduara të vitit 2023 solli disa ndryshime në ASPA, të cilat lejuan Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë me “hetimet dhe ndjekjet penale të të huajve shtetas të lidhur me situatën në Ukrainë”.
Nëse raportet janë të sakta, refuzimi i Departamentit të Mbrojtjes për t’i ofruar GJPN-së prova që lidhen drejtpërdrejt me krimet nën hetim, e minon mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe angazhimin e SHBA-së për të nxjerrë para drejtësisë autorët e krimeve ruse në Ukrainë. Urdhër-arrestet tregojnë rëndësinë që ka mbështetja e hetimit të GJNP-së për situatën në Ukrainë, pasi ajo është aktualisht e vetmja gjykatë e gatshme dhe e aftë të padisë një kryetar shteti në detyrë, diçka që gjykatat amerikane nuk do të mund ta bënin vetë.
Rajhan Asat, anëtare në Projektin “Strategic Litigation”, dhe avokate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut:
Është shumë e parakohshme të thuhet nëse Putini do të gjykohet apo jo, por vendimi i GJNP-së për të lëshuar një urdhër-arresti kundër tij i dërgon një mesazh të fortë shkelësve të të drejtave të njeriut dhe kriminelët e luftës kudo ku gjenden. Ky vendim tregon se pavarësisht se sa të fuqishëm janë arkitektët e mizorisë brenda kufijve të tyre kombëtarë, GJNP-ja do të punojë për t’i nxjerrë ata para drejtësisë.
Ndërsa Putin përballet me një ndjekje të mundshme për krimin e tij të dëbimit me forcë të fëmijëve ukrainas, zyrtarët kinezë janë implikuar në të njëjtën vepër penale në Xinjiang. Parlamentet dhe qeveritë në mbarë botën, e kanë deklaruar zyrtarisht se veprimet dhe politikat e qeverisë kineze përbëjnë gjenocid.
Në gusht 2022, Zyra e Kombeve të Bashkuara e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut arriti në përfundimin se Kina mund të ketë kryer krime kundër njerëzimit. Ndërsa përshëndesim vendimin e GJNP-së, duhet të kujtojmë rastin historik të dy grupimeve ujgure që i kanë Hagës të hetojë edhe krimet e Kinës.
Sot, më shumë se gjysmë milioni fëmijë ujgurë janë ndarë me forcë nga prindërit në kampet shtetërore. Zyrtarët kinezë duhet të marrin parasysh vendimin e gjykatës se asnjë qeveri, sado e fuqishme që të jetë, nuk mund të kryejë mizori pa u ndëshkuar.