“A di Jozefina Topalli të…”/ Ja si “e ngacmon” Ermal Mamaqi konkurrenten për vjehrrën e saj

by KLIKOJE.AL

Cindy Marina është konkurrente në “Dance Albania” dhe është ndër personazhet më të komentuara.

Tashmë Ermal Mamaqi njihet për pyetjet ngacmuese ndaj konkurrenteve, dhe kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme me Cindy Marinën.

Teksa balerini Dion i solli kek në prova të përgatitur nga vjehrra e tij, Ermali pyeti Cindy-n për Jozefina Topallin, nëse edhe ajo di të gatuaj po aq mirë kek.

“Nuk e di, nuk jap komente për këtë”, tha ajo duke shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë.

Kujtojmë që Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, prej kohësh janë në një lidhje dashurie.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.