90 minutat e fundit me aromë titulli… dy titullarët e Partizanit “tradhtojnë” skuadrën në ndeshjen ndaj Teutës

Dita e djeshme ishte e tëra për Partizanin. Të kuqtë janë vetëm 90 minuta larg titullit kampion. Fitorja ndaj Kastriotit pasoi me një dhuratë nga Bylisi që ndali Tiranën dhe i hapi rrugën demave për të rimarrë kryesimin e Superiores.

Sfida e rradhës dhe e fundit është të hënën në orën 16:00. Partizani pret Teutën në shtëpi ku do të provojnë me të gjitha mënyrat të festojnë titullin kampion në fund të sfidës. Por s’do të jetë e lehtë pasi durrsakët kanë të njëjtin objektiv por për Europën.

Problem për këtë finale janë kthyer 2 titullarët, Hadroj e Telushi që sipas të gjitha gjasave do të mungojnë në këtë sfidë. Anësori u dëmtua në stërvitjen e fundit dhe vështirë se do të jetë gati ndërsa kapiteni shfaqi shqetësime gjatë lojës dhe u largua i dëmtuar nga fusha e lojës.

Related posts

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione