“8 marsi”/ Belind Këlliçi uron zonjat edhe në ditëlindjen e nënës së tij: Keni rol të pazëvendësueshëm

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi uron zonjat edhe në ditëlindjen e nënës së tij me rastin e “8 Marsit”.

POSTIMI I PLOTË

“8 marsin e kam ditëlindjen e njeriut më të shtrenjtë. Edhe 100 mam! Lumturia jote është shkëlqim në sytë e mi. Ne burrat e shtëpisë të duam shumë! Babi dhe Redi shumë, por unë më shumë se ata. Sot e kam dyfish urim, edhe për ju zonja dhe zonjusha që i jepni botës jetë dhe dashuri. Një ditë e dedikuar nuk mjafton për të shprehur rolin e pazëvendësueshëm që keni në jetët tona, për durimin, përkushtimin dhe streset që kaloni çdo orë me ne gjininë e pandreqshme. Uroj të jeni gjithmonë të lumtura dhe të vlerësuara!”, shprehet deputeti demokrat Belind Këlliçi.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur