7 Korriku nuk ishte protestë për Berishën/ Avokatja: Në shesh kishte edhe të majtë

Avokatja Enida Bozheku ka komentuar protestën e 7 korrikut, të cilën e konsideron si një reagim ndaj pushtetit 9 vjeçar të Rilindjes.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bozheku shkruan se nuk ishte protestë për Berishën, por ky i fundit shihet si shpresë.

“Protesta e 7/7 ishte pakënaqësia ndaj pushtetit 9 vjeçar të Rilindjes, arrogancës dhe skandaleve të saj pa fund.

Nuk ishte protestë për Berishën, por Berisha shihet ende si shpresë (kjo e fundit është e frikshme në konceptin e qarkullim-riciklim të elitave politike).

Gjithsesi, ne jetojmë në “kaos të organizuar*”, ndaj edhe Berisha 3 ringjallja nuk është habi”, shkruan Bozheku.

Sipas saj, ata njerëz në shesh nuk ishin të djathtë a të majtë (ndarje e frikshme përçarëse në qëllimin e përbashkët – Mirëqenie e Zhvillim për Shqipërinë), por janë shqiptarë të lodhur me ojna, retorika, fyerje, tallje, riedukim, investitorë strategjik, përçundim ligjesh, imponim mendësish dhe mashtrimesh mes premtimeve shterp e korrupsionit vërrhimës.

“Në këtë protestë ishte një popull, i të gjitha bindjeve politike, që pohoi vullnetin e tij në kontestim të veprimeve arbitrare të së njëjtës qeveri që ka pothuaj 10 vite që premton por, ndërkohe, bën 1 e than buxhetin e taksave tona me 100.

Nuk është çështja të iki Rama, të vijë Berisha a Meta, çështja është që presioni popullor mban vigjilentë qeveritë dhe ruan ekulibrat social pa devijuar në autokraci.

E nëse ky popull nuk nxjerr dot elita politike të reja, shumica mbi pakicën vendos riciklimin e tyre.

Ky është fati i popujve pa formim, guxim e altruizëm, kjo është çështje adn-eje historike.

Protesta ishte trumbetim i vullnetit popullor ndaj pakënaqësive që shfaq kundër keq qeverisjes. Ishte përtej europianes, ishte Shqiptare.

Chapeau, kujtdo që ishte në atë shesh, përtej të majtës dhe të djathtës, me një qellim: “kundër imponimit të tiranisë së pakicës ndaj shumicës”, përfundon reagimin Bozheku.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij