134
Avokatja Enida Bozheku ka komentuar protestën e 7 korrikut, të cilën e konsideron si një reagim ndaj pushtetit 9 vjeçar të Rilindjes.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bozheku shkruan se nuk ishte protestë për Berishën, por ky i fundit shihet si shpresë.
“Protesta e 7/7 ishte pakënaqësia ndaj pushtetit 9 vjeçar të Rilindjes, arrogancës dhe skandaleve të saj pa fund.
Nuk ishte protestë për Berishën, por Berisha shihet ende si shpresë (kjo e fundit është e frikshme në konceptin e qarkullim-riciklim të elitave politike).
Gjithsesi, ne jetojmë në “kaos të organizuar*”, ndaj edhe Berisha 3 ringjallja nuk është habi”, shkruan Bozheku.
Sipas saj, ata njerëz në shesh nuk ishin të djathtë a të majtë (ndarje e frikshme përçarëse në qëllimin e përbashkët – Mirëqenie e Zhvillim për Shqipërinë), por janë shqiptarë të lodhur me ojna, retorika, fyerje, tallje, riedukim, investitorë strategjik, përçundim ligjesh, imponim mendësish dhe mashtrimesh mes premtimeve shterp e korrupsionit vërrhimës.