Ditë feste te Tirana, klubi surprizon lojtarin në Gjeorgji (video)

by KLIKOJE.AL

Tirana është një prej 3 ekipeve shqiptare që do të luajnë në Conference league. Bardheblutë do të sfidojnë Torpedo Kutaisin më 11 korrik në orën 19:00.

Duel ky që do të luhet në transfertë në stadiumin “Stadion Ramaz Shengelia”. Sfidë kjo shumë e rëndësishme për kryeqytetasit, të cilët prej ditësh kanë zhvilluar intesivisht përgatitjet.

Bledi Shkëmbi ka parë nga afër të gjithë lojtarët dhe gjendjen e tyre, ndërsa stadi ka bërë gati planin e udhëtimit për në Gjeorgji. Pas seancës së parë stërvitore, klubi i Tiranës ka festuar ditëlindjen e 28-të të Fjoart Jonuzit. Një atmosferë pozitive në prag të një takimit shumë të rëndësishëm për të ardhmen europiane.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.