Albion Marku në kampionatin italian, mësohen dy skuadrat e Serie A që pritet të firmosin me lojtarin e Dinamos

Albion Marku

Rrugët e Albion Markut dhe Dinamos do të ndahen në fund të këtij sezoni. E ardhmja e mbrojtësit të krahut është e orientuar drejt Italisë dhe Serisë A. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por mësohet se ka një marrëveshje paraprake mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të një prej skuadrave që do të ngjiten nga Seria B në Serinë A sezonin e ardhshëm. Aktualisht, të sigurt ngjitjen në elitën e futbollit italian duket se e kanë Parma dhe Como, dy skuadrat që kryesojnë renditjen, kështu që 23-vjeçari pritet të veshë fanellën e njërës prej tyre.

Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë konkretisht pas disa javësh. Mbrojtësi është në fund të kontratës me Dinamon dhe do të largohet me parametra zero pas mbylljes së sezonit. Kujtojmë që Marku u bashkua me blutë kur këta të fundit ishin pjesë e Kategorisë së Parë, por atë sezon u huazua te Teuta në Superiore. Verën e kaluar ai u bashkua me Dinamon dhe gjatë këtij kampionati ka luajtur deri tani 30 ndeshje, pa mundur të shënojë asnjë gol.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës