BIG BROTHER/ “Je lojtar i dobët”, pyetjet anonime, Juli e Romeo kapen keq: Kam bezdi nga këto… (video)

Loja me pyetjet anonime, që banorët nuk do të guxonin t’i bënin hapur, shkaktoi debatoi një ditë më parë një shtëpi. Gjatë diskutimin në spektaklin e kësaj mbrëmjeje, Juli u shpreh se nuk kishte nevojë të zbulonte pyetjet e të tjerëve, pasi mori përgjigjet që deshi për pyetjet që bëri vetë. Nga ana tjetër, Romeo e quajti aktorin lojtar të dobët. Në diskutim, ndërhyri edhe Erjola, Egla dhe Rike.

 

Romeo: Mendoj se Juli u ndikua nga pyetjet pse e ke frike Romeon të përballesh dhe e mori si sfidë. Më lëndoi pyetja për Donaldin. Pse po luan më keq se Donaldi. Do të thotë që Donaldi luajti keq, unë po luaj akoma më keq.

Juli: Situata është e qartë. U bënë disa pyetje, dikush u ndje keq. Unë jam i kënaqur nga përgjigjet për pyetjet që mora. Ishin përgjigje shteruese dhe nuk kisha interes të dija pyetjet e tjera. Romeo del mbledh të tjerët atje jashtë. Unë nuk e pashë të arsyeshme të ngrija dorën, sepse nuk më duhej. Kam bezdi nga këto gjyqet publike.

Egla: Ishte shumë e rëndësishme të ngrije atë dorën, sepse iu bë një pyetje shumë ofenduese Erjolës: Kush të merr ty për shtëpi.

Romeo: Ky nuk e le dot lojën për një moment

Juli: Pse nuk e le

Romeo: Je lojtar i dobët

Erjola: Mua nuk më vjen keq për pyetjen, më vjen keq që citohet edhe këtu, zgjatet dhe përdoret për lojë. Jam e aftë të mbroj veten time dhe të ngre zërin për veten time

Rike: Shyqyr që dolën këto anonimatet që Juli dhe Romeo të zihen me njëri-tjetrin, se deri më tani, nuk kishin ky të kapeshin

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…