Ndaj Erzenit rikthehet Hoxhallari, por dy lojtarë trembin teknikun Ahmataj; mund të humbasin derbin me Partizanin

Një fitore, e vuajtur por shumë e rëndësishme, në Kukës, nuk mjafton për ta mbajtur vendin në Final Four të sigurtë dhe Julian Ahmataj ka nevojë për të gjithë lojtarët e tij për të përmbushur misionin. Në këtë këndvështrim, rikthimi pas skualifikimit të Erion Hoxhallarit do të jetë shumë i rëndësishëm. Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Skënderbeut dhe tani është gati të marrë vendin e tij në fushë ndaj Erzenit.

Në këtë pikë, Ahmataj sheh me frikë në çdo ndeshje kartonët e marrë apo dëmtimet e mundshme. Edhe kundër Erzenit janë dy lojtarë që duhet të bëjnë kujdes, sepse në rast kartoni do të humbasin derbin kryeqytetas me Partizanin. Ardit Deliu dhe Rimal Haxhiu, dy lojtarë shumë të rëndësishëm për Ahmataj, kanë nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen me shijakasit, do të humbasin derbin e shumëpritur me Partizanin.

Tirana ka nevojë për pikë, sepse Dinamo është vërtetë -5 në renditje, por ka një ndeshje për të rikuperuar. Kështu, shkurti kthehet në tepër delikat për të besuarit e Ahmataj, që mund ta shohin veten të rrezikojnë katërshen e parë, që është edhe objektivi kryesor i bardhebluve.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)