Kukësi pasuron skuadrën me firmën e fundit, zyrtarizon ish-mesfushorin e Panathinaikosit (FOTO)

Theodoros Mingos është lojtari më i ri i Kukësit. 25-vjeçari grek, i cili luan si një mesfushor qendre ka firmosur mesditën e së enjtes me skuadrën verilindore, e menjëherë është vënë nën urdhrat e Stavri Nicës.

Mingos është formuar si futbollist në akademinë e Panathinaikos, ndërsa ka luajtur me skuadra si Athens Kalithea, OFI, Rodos dhe Thesprotos. Megjithatë, mesfushori nuk rezulton të ketë luajtur që nga vera e do të kërkojë që te Kukësi të gjejë shkëlqimin e tij.

Po ashtu 25-vjeccari ka luajtur dhe me moshat e Greqisë deri në nivelin U-21. Kukësi është një nga ekipet më aktive në merkaton e dimrit, pasi kërkon që të ndryshojë fytyrë për gjysmën e dytë të sezonit. Verilindorët e shohin veten në vendin e vendin e parafundit pas 19 javësh me 19 pikë.

Ndeshja e radhës për Kukësin do të jetë mesditën e të premtes ndaj kryesuesve të Egnatias në “Kukës Arena”.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës