Ditët e gjata në plazh janë një ndër gjërat më të bukura të të gjithë stinës së verës.
Bukurisë dhe qetësisë që ofron deti dhe dielli i nxehtë i këtyre ditëve, duhet ndonjëherë edhe t’ju mbrohemi.
Kjo pasi këta faktorë mund të jenë të dëmshëm si për lëkurën ashtu edhe për flokët tuaj.
Ashpërsia e kripës, rrezet e forta të diellit dhe ndikimi i tyre tek flokët mund të kthehen në një problem nëse nuk trajtohen si duhet.
Në këtë shkrim do të mësoni se si mund të mbroni flokët tuaj nga dëmtimet dhe nxehtësia e tepërt gjatë ditëve të verës.
Ndiqni më poshtë hap pas hap këshillat për të pasur në çdo ditë të vitit flokë të shkëlqyeshëm dhe të shëndetëshëm.
Vaj kokosi
Një ndër gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për trupin dhe flokët në plash është hidratimi.
Mënyrë tjetër e mirë për të mbajtur flokë të hidratuar është edhe vaji i kokosit.
Gjatë qëndrimit në diell apo në det, mundohuni të lyeni majat dhe pjesën më të thatë të flokëve me pak vaj.
Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë të keni gjithnjë flokë të butë dhe plot shkëlqim.
Lagini flokët
Kjo mënyrë është fare e lehtë, nëse jeni mësuar t’a lagni kokës kur futeni në det do t’ju duhet vetëm një veprim paraprak.
Ekspertët këshillojnë që para se të futeni në det dhe t’i lagni flokët me ujë të kripur, t’i shpëlani ato përpara me ujë natyral.
Kjo do të ndihmojë që kripa të mos ngecë në flokët tuaj dhe t’i thajë e dëmtojë ato.
Uji natyral, pa kripë do ti mbajë paraprakisht flokët të hidratuar duke i mbrojtur ato nga tharja e tepërt që vjen si pasojë e kripës dhe diellit.
Hidratohuni
Uji është po aq i mirë për flokët sa edhe për të gjithë organizmin.
Kur të jeni në plazh apo gjatë ekspozimeve të gjata në diell kujdesuni të konsumoni shumë ujë.
Kjo është një ndër mënyrat më të thjeshta dhe të sigurta që çdokush mund t’a bëjë.
Dielli, kripa dhe era kanë tendencën të thajnë flokët dhe lëkurën tuaj prandaj sa më shumë ujë aq më shumë shëndet për to.
Përdorni vajra mbrojtës
Përdorimi i vajrave mbrojtës është thelbësor dhe shumë i rëndësishëm nëse doni të mbroni flokët tuaj.
Njëjtë si me lëkurën ku në çdo rast rekomandohet hidratimi dhe përdorimi i kremrave mbrojtës.
Vajra mbrojtës apo kremra mund të gjeni lehtë në çdo farmaci.
Përdorimi i tyre është shumë i rëndësishëm pasi kanë faktorë mbrojtës UV.
Këta faktorë mbrojnë flokët tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.
Vendosni kapele
Vendosni gjithnjë kapele kur ekspozoheni në diell për kohë të gjata.
Kapelet janë të mrekullueshme për të mbajtur flokët të mbrojtur dhe freski në të gjithë trupin.
Kjo alternativë nuk do të mbrojë vetëm flokët tuaj, por edhe skalpin nga tharja e tëpër, djegia apo skuqja.
Bëni gjithnjë kujdes gjatë periudhës që ekspozoheni në diell.
Sidomos në plazh, pasi dëmet e shkaktuara nga dielli janë të pariparueshme.
Ju mund të zgjidhni të përdorni çdo lloj kremi ose vaji që dëshironi, duke nisur që nga vaji i ullirit, koksoit, vaji jojoba apo vaji i bajameve.
Një miks i këtyre do të ishtë gjithashtu ideal, pasi do t’ju ndihmojnë në luftën kundër këputjes së flokëve, rënies dhe thajes së tepër të tyre nga dielli.