SpaceX lindi në autostradën Long Island. Ishte viti 2000 dhe Elon Musk sapo ishte detyruar të largohej nga pozicioni i tij si CEO i PayPal. Ndërsa po udhëtonte në autostradë me mikun dhe shokun e tij sipërmarrës Adeo Ressi, u ngrit pyetja:
Çfarë do të bënte Musk më tej?
“Unë i thashë Adeos se gjithnjë kam qenë i interesuar për hapësirën, por nuk mendoja se kjo ishte diçka të cilën mund ta bënte një individ i vetëm”,- tregon Musk me Eric Berger, autor i librit të ri “Liftoff: Elon Musk and the Desperate Early Days That Launched SpaceX”. Duke menduar për bisedën më vonë atë ditë, Musk kërkoi në faqen e internetit të NASA-s plane për njerëz që shkonin në Mars.
Ai nuk gjeti asnjë.
Kështu, pasi kaloi pak kohë duke studiuar këtë temë në mënyrë më të thelluar, Musk krijoi idenë e tij.
Ajo që vijon është një udhëtim i çmendur (dhe magjepsës) se si Musk ndërtoi një kompani që synonte të zgjidhte disa probleme shumë komplekse.
Ndonëse shumica e sipërmarrësve që aspirojnë, nuk po përpiqen të trajtojnë sfidën e udhëtimit hapsinor, ata ende mund të mësojnë mjaft gjëra nga ditët e para të SpaceX.
Më poshtë gjeni disa mësime kryesore:
Mos filloni me një produkt, filloni me një problem.
SpaceX nuk filloi të ndërtonte raketa të vetat. Në fakt, në ditët e para, Musk dhe këshilltarët e tij udhëtuan në Rusi (dy herë) për t’u përpjekur të blinin një raketë balistike ndërkontinentale të rinovuar.
Problemi, shkruan Berger, qëndronte se rusët nuk kishin respekt për Musk. Në sytë e tyre, Musk nuk e kishte idenë se me çfarë po merrej. Kështu që, ata i ofruan atij raketat e tyre në një përplasje qesharake.
“Pyesja veten se çfarë do të duhej për të ndërtuar raketën tonë.”,- tha Musk.
Disa vjet më vonë, Musk dhe SpaceX ia kishin arritur.
Bëni kërkimin tuaj.
Musk duhej të provonte se ishte serioz. Një student i zjarrtë, Musk tashmë kishte diploma të Ivy League në ekonomi dhe fizikë. Ai e zbatoi mentalitetin e tij prej studenti në fushën e tij të re.
“Musk kishte lexuar gjithçka që mundej në lidhje me raketat, nga manualet e vjetra teknike sovjetike te libri portreti i John Drury Clark mbi shtytësit, “Ignition!”,- shkruan Berger. Musk e dinte mirë që sipërmarrësit e tjerë ishin zhytur në shkencën e raketave dhe kishin dështuar. Kështu që studioi atë që ata kishin bërë, duke mësuar nga gabimet e tyre në mënyrë që të shmangte përsëritjen.
Tani, Musk ishte gati të fillonte takimet me shkencëtarët e raketave. Gjatë gjithë kohës, ai vazhdoi me mendimin “mëso gjithçka”, duke bërë pyetje të mira dhe duke dëgjuar me vëmendje përgjigjet.
Përvetësoni sfidat
Plani fillestar i Musk ishte të frymëzonte publikun, duke çuar në më shumë fonde për NASA. Por, sa më shumë që mësonte Musk, aq më shumë e kuptonte që NASA kishte problemet e veta përtej financimit.
“Fillova të kuptoj përse gjërat ishin kaq të shtrenjta”,- tha Musk. “Unë pashë anijet që NASA kishte. Dhe me anije si Boeing dhe Lockheed e dija që Marsi ishte larg”.
Kështu, Musk filloi të mendonte më shumë.
Nëse Musk do të ulte koston e udhëtimit në hapësirë, do të kishte më shumë mundësi.
Jo të gjithë ishin aq entuziastë.
Berger tregon se si pranverën e ardhshme Musk thirri një takim me rreth 15 inxhinierë të shquar të hapësirës ajrore. Inxhinierët ishin inkurajuar të merrnin pjesë nga Mike Griffin, një udhëheqës në këtë fushë, i cili më vonë do të bëhej administratori i NASA-s.
“Musk hyn brenda dhe njofton se dëshiron të krijojë kompaninë e tij të raketave”,- tregon Chris Thompson, një inxhinier i hapësirës ajrore që këshillonte Musk. “Dhe unë mbaj mend shumë tallje, të qeshura, njerëz që thoshin gjëra të tilla si:” Kurseni paratë fëmijë dhe shkoni të pushoni në plazh”.
Por Musk nuk do të dorëzohej lehtë.
“Musk kërkoi midis dyshuesve ata pak besimtarë”,- shkruan Berger. “Musk dëshironte njerëz që përqafonin një sfidë në vend që të tërhiqeshin prej saj”.
Nuk vonoi shumë dhe Musk i gjeti ata optimistë.
Ai u ofroi pesë personave mundësinë për t’u bashkuar me ekipin themelues të SpaceX, dy prej tyre pranuan: Chris Thompson dhe një yll në ngjitje në motorët e raketave, Tom Mueller.
Bëjini punonjësit pronarë
Ndërsa numri i punonjësve të SpaceX u rrit, Musk donte të përdorte ndjenjën e pronësisë së këtyre punonjësve. “Duke qenë se po shpenzonin paratë e tij, Musk u dha punonjësve një nxitje për të qenë të kursyer me to”,- shpjegon Berger.
“Punësimet e hershme morën pjesë të mëdha të aksioneve”,- shkruan ai. “Kur një punonjës i kurseu ndërmarrjes 100,000 dollarë duke ndërtuar një pjesë brenda shtëpisë në vend që ta porosiste atë nga një furnizues tradicional, të gjithë përfituan”.
Ajo që pasoi ishte një ekip, i cili ndërtoi një kulturë për të bërë gjëra të mëdha me sa më pak burime të ishte e mundur.
Sigurisht, jo çdo pronar i ri biznesi është milioner, siç ishte Musk kur filloi ndërtimin e SpaceX.
Por pothuajse të gjithë mund të përfitojnë nga mësimet që Musk demonstroi ditët e para të SpaceX:
- Mos filloni me një produkt. Filloni me një problem.
- Bëni kërkimin tuaj.
- Përqafoni sfidat.
- Bëni punonjësit pronarë.
Ndiqni këto këshilla dhe do të rrisni shanset që biznesi juaj të ketë sukses.
Burimi: INC