“Ata janë të mbyturit”/ Rama çel fushatën elektorale, ironizon Metën dhe Berishën: Slogani i tyre është le të bëhet qameti

Teksa çeli fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Kryeministri Edi Rama vijoi me akuzat ndaj PD. Rama tha se sot opozita është peng i së shkuarës ndërsa në formë ironie shtoi se slogani i tyre është “pas nesh le të behet qameti”.

Rama shtoi se Berisha dhe Meta duan te marrin peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Rama: Problemi më i madh është se ata nuk janë më as vetvetja, por janë pengje të së shkuarës së tyre, të korrupsionit madhor dhe të minimit të demokracisë, të damkës “non grata”, të parave ruse dhe të kontove bankare të fshehta që kanë nisur të dalin mbi ujë si ato shishet e anijeve të mbytura që i sjell dallga pak nga pak në breg. Ata janë i mbyturi që të mbyt dhe slogani i tyre i vërtetë dhe i vetëm është pas nesh le të bëhet qameti. Ata duan të marrin peng sa më shumë bashki.

Ja u them këtë demokratëve në të gjithë Shqipërinë, por sidomos demokratëve në Shkodër dhe në disa zona të tjera sepse për pjesën dërrmuese të Shqipërisë, demokratët edhe kur gabojnë fitojnë sepse i ndihmojnë socialistët me votën e tyre që t’i mbajnë në rrugën e duhur.

Related posts

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024