Ekspertët e shëndetit kanë vite të tëra që përsërisin se vakti më i rëndësishëm për organizmin e njeriut është mëngjesi. E për sa kohë ka njerëz që e shmangin mëngjesin, nutricionistët do vijojnë të rendisin arsyet se nuk duhet ta anashkaloni kurrë këtë vakt.
Janë të shumtë ata që mëngjesin nuk e përfillin, duke e kaluar me një kafe ose më keq akoma të shoqëruar edhe me cigare, por ka edhe njerëz që thjesht nuk kanë uri.

E nëse jeni pjesë e këtij grupi, atëherë duhet të lexoni patjetër përfitimet që ka shëndeti juaj nëse konsumoni mëngjes që në orën e parë të zgjimit.
1.Do të rregulloni nivelet e sheqerit dhe do të stimuloni metabolizmin
Nëse dëshironi të humbni peshë ose të ruani peshën tuaj, mëngjesi gjatë orës së parë pas zgjimit i lejon trupit që të rregullojë menjëherë nivelin e insulinës dhe sheqerit në gják. Kështu, trupi ka burimet e energjisë që ju nevojiten gjatë gjithë ditës.
Ndërsa flini, metabolizmi juaj ngadalësohet natyrshëm sepse trupi ka më pak kërkesa. Me marrjen e mëngjesit gjatë orës së parë të zgjimit, ju i jepni metabolizmit një fillim të mbarë për të filluar termogjenezën, procesin metabolik të tretjes dhe transportin e ushqimit.
2.Hani ushqime më të shëndetshme gjatë gjithë ditës
Nëse nuk hani brenda një ore pas zgjimit, do të hani ushqime me pak lëndë ushqyese ose me kalori të lartë për shkak të urisë. Por nëse hani gjatë orës së parë pas zgjimit, do të zgjidhni ushqime më të shëndetshme gjatë ditës. Gjatë kësaj kohe, ju keni parandaluar ndjenjën e urisë që do të thotë se keni më pak gjasa të hani tepër gjatë pjesës tjetër të ditës.
3.Do të jeni në humor më të mirë, dhe truri juaj do të funksionojë si orë
Mëngjesi në orën e parë pas zgjimit përmirëson disponimin dhe funksionet njohëse. Disa kërkime tregojnë se ju përmirësoni menjëherë disponimin sepse e keni ushqyer trurin pasi zgjoheni. Dhe kjo çon në përmirësimin e kujtesës dhe aftësive njohëse.