Fondi Monetar Ndërkombëtar është i shqetësuar në lidhje me kriptovalutën, pasi tregu i sapolindur po rritet me një ritëm të shpejtë dhe jo sipas rregullave.
Sipas të dhënave të mbledhura nga FMN vlera totale e tregut, e të gjitha aseteve të kriptove tejkaloi 2 trilion dollarë në shtator të këtij viti, një rritje 10-fish nga nivelet e para në fillim të vitit 2020.
Një nga problemet që FMN-ja ka theksuar është se shumë prej njerëzve dhe institucioneve financiare që tregtojnë këto asete “u mungojnë praktika të forta operacionale, qeverisjeje dhe rreziku”.
Si i tillë, Fondi thotë se konsumatorët janë në rrezik, duke shtuar se ka vetëm zbulim dhe mbikëqyrje joadekuate në këtë hapësirë. Për më tepër, ai beson se asetet kripto krijojnë disa boshllëqe të të dhënave dhe mund të hapin dyer të padëshiruara për pastrimin e parave, si dhe financimin e terrorizmit.
Institucione të tjera kanë kërkuar më shumë veprime për t’i bërë këto investime më të sigurta. Kriptovalutat është një temë që ka vend për diskutim, disa argumentojnë se ato janë e ardhmja e parave dhe të tjerë paraqesin argumente më skeptike për rreziqet e tyre.
Ndikuesit e kriptove
Rregullatori financiar i Mbretërisë së Bashkuar, FCA, ka paralajmëruar për lidhjen midis mediave sociale dhe investimeve në kripto.
“Ndikuesit e mediave sociale paguhen në mënyrë të vazhdueshme nga mashtruesit për t’i ndihmuar ata të promovojnë monedha që rezultojnë se nuk ekzistojnë fare. Ne nuk kemi parë se çfarë do të ndodhë pas këtij cikli të plotë financiar. Ne thjesht nuk e dimë se kur dhe si do të përfundojë kjo histori, por si me çdo spekulim të ri mund të mos përfundojë mirë.” tha Charles Randell, kryetar i FCA, në një fjalim në shtator.
Kim Kardashian , një personazh i famshëm me më shumë se 200 milionë ndjekës në Instagram, u pagua për të reklamuar një kriptomonedhë në llogarinë e saj në fillim të këtij viti. Kritikët theksuan se sa pak detaje njiheshin rreth zhvilluesve të ethereummax, monedhës që ajo reklamonte.
Standardizimi
Politikëbërësit duhet të shikojnë më me vëmendje reklamimin e kriptomonedhave dhe të sigurohen që t’u shpjegojnë njerëzve rreziqet që lidhen me investimin në një aktivitet të tillë të paqëndrueshëm. Çmimet mund të luhaten shumë edhe në një ditë të vetme tregtimi thonë ekspertët.
Sipas FMN-së, rregullatorët kombëtarë duhet të punojnë për të pasur rregulla të përbashkëta globale, për të rritur mbikëqyrjen ndërkufitare dhe për shkak se është një fushë kaq e re, të marrin masa për standardizimin e të dhënave.
“Koha është thelbësore dhe veprimi duhet të jetë vendimtar, i shpejtë dhe i mirë-koordinuar globalisht për të lejuar që përfitimet të rrjedhin, por, në të njëjtën kohë, të adresohen edhe dobësitë”, tha FMN në tetor.