Rasti i 27-vjeçarit të arrestuar për vjedhje dhe qe ka rënë në koma, është trajtuar ditën e sotme në “Breaking”. Gazetari Spartak Koka është shprehur se segmente të strukturës së Policisë po e fshehin si rast.
“Në rrugë informale nëna e tij ka mësuar se djalit të saj i është dhënë metadon, dhe se tashmë është në gjendje të rëndë e s’ka shpresa për jetën.
Kë po mbron policia? Tregojnë një arrogancë kur i pyetën, se ata po festojnë “1 Majin”. Policia duhet të jetë e barabartë, pavarësisht se Jani Rustemaj i përket komunitetit rom.
Familjarët akoma nuk e dinë se pse 27-vjeçari ra papritur në koma.
Segmente të ndryshme të policisë nuk po e bëjnë punën siç duhet. Këto ngjarje po e njollosin të gjithë strukturën e policisë”, tha gazetari Spartak Koka për “Breaking”.