Pulovrat nuk janë vetëm një veshje komode e stërvitjes apo vrapit në natyrë; ato janë kthyer në elementin kryesor të vajzave të modës.

Këtë sezon, të preferuarat janë të të gjitha llojeve. Ju, me siguri, i keni parë edhe në profilet sociale të shumë prej vajzave të njohura. Me stile të ndryshme, ngjyra të larmishme e detaje interesante, pulovrat janë zgjedhjet që do të veshim gjatë gjithë sezonit të ftohtë 2021 – 2022.

Pjesa më e madhe e pulovrave janë krijuar për të qenë komode. Kombinimi i tyre me pantallona të gjera, funde klasike apo veshje të tjera sportive ju bën që të mos mendoheni dy herë për për t’u dukur bukur, edhe nëse jeni në shtëpi.

Mes këtyre opsioneve dhe modeleve, do të gjeni, pa dyshim, edhe stilin tuaj të preferuar.
Nga stilet me jakë deri tek modelet më të shkurtra dhe opsionet me ngjyra të forta, këto janë pulovrat që duhet t’i keni patjetër në gardërobë këtë sezon.











