200 të vdekur nga lufta Izrael-Palestinë, Këshilli i Sigurisë në OKB nis mbledhjen urgjente

Të paktën 200 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm të shtunën herët në mëngjes, sipas shërbimit të shpëtimit emergjent të Izraelit, Zaka.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të dielën për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme. Ndërkaq, presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi më herët një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku konfirmoi se mbështetja e SHBA për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Biden dënoi grupin militant Hamas për fillimin e një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit, duke theksuar se: “Nuk ka asnjëherë justifikim për sulmet terroriste.”

Sipas Biden, SHBA-të do të kenë mbështetjen e Izraelit.

 “Ne do të sigurohemi që ata të kenë ndihmën për të cilën qytetarët e tyre kanë nevojë dhe ata mund të vazhdojnë të mbrojnë veten,” tha presidenti.

Presidenti amerikan dekurajoi palët e tjera armiqësore ndaj Izraelit, nga shfrytëzimi i sulmeve në avantazhin e tyre.

“Bota po shikon”- paralajmëroi udhëheqësi amerikan.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…