Sado të përpiqemi, është pothuajse e pamundur që ta shmangim ngjyrën e kuqe te modelet e thonjve (dhe jo vetëm) për festat e fundvitit, mirëpo e kuqja nuk është zgjidhja e vetme. Ky muaj – me ngrohtësinë pranë oxhakut, gështenjat e pjekura, çokollatën e nxehtë apo gatimet e shijshme të fundvitit – na bën të ndihemi festivë dhe të mos i lëmë pas dore detajet gold, shkëlqimin, xixat dhe gurët. Por, le të mos eksperimentojmë shumë! Në vijim kemi përmbledhur disa modele dhe ngjyra për takimin e radhës të estetistja, të përshtatshme për këdo.