“14 mijë raste në javë”/ Drejtoresha e Shëndet Publik tregon situatën me gripin, ja kur do të jetë piku

by KLIKOJE.AL

Janari i ka gjetur spitalet e vendit me pacientë që kërkojnë të marrin një mjekim më të specializuar në urgjencë apo pediatri. Shkak për këtë fluks te lartë janë bërë virozat e stinës. E ftuar me gazetarin Nertil Agalliu, Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se rastet janë shtuar për shkak të periudhës stinore. Epidemiologia shpjegon se rastet e fundit do të shtohen në javën e 3 dhe të4 të janarit pasi është piku, por sidoqoftë mbizotërues nuk kemi Covidin.

Deri në këto momente s’kemi të konfirmuar rastin e këtij virusi. Prezenca aktuale e infeksioneve të sipërme dhe të poshtme të gripit të tipit A dhe A h3.

Ky virus është virus në pjesën pulmonare dhe prek pjesën qendrore. Jep forma dtë lehta dhe të rënda. Numri i të prekurve: Nga totali i mostrave pozitive, shkojmë 5% të covid dhe 38 përqind gripi aktualisht në sezon.
Epidemiologia thotë se pritet që ky grip i tipit A, të vijojë edhe në javët në vazhdim.

“Java e 3dhe e 4 të janarit është piku, karakteristikë sezonale edhe në fillim shkurti.”- u shpreh ajo.
Situatë e rënduar me viroza dhe grip është në thuajse të gjitha ambientet spitalore të vendit por sipas mjekëve mund ta menaxhojnë pasi nuk ka shumë raste që shtrohen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.