“14 maji”/ Ja vendimet që priten sot nga KQZ

KQZ do të mblidhet sot në një seancë publike për të vazhduar procesin e përgatitjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Duke nisur nga ora 11:00 në axhendën e KQZ sot, janë këto vendime për t’u marrë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Çështje për shqyrtim rishtas

Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Mat, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Ana Gazmir Hysa”.

Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë G 99, z. Klodian Kapllan Përshaku”.

Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kolonjë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Demokracia Sociale, z. Arjan Andon Çikopana”.

Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Shkodër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, z. Durim Adem Bullakja”.

Vlerësim i raportimeve të veprimtarive me karakter publik të disa institucioneve, për periudhën 24 shkurt – 2 mars 2023.

Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së qendrës mediatike MCA – Press & Gir për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur