KQZ do të mblidhet sot në një seancë publike për të vazhduar procesin e përgatitjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Duke nisur nga ora 11:00 në axhendën e KQZ sot, janë këto vendime për t’u marrë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Çështje për shqyrtim rishtas
Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Mat, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Ana Gazmir Hysa”.
Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë G 99, z. Klodian Kapllan Përshaku”.
Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kolonjë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Demokracia Sociale, z. Arjan Andon Çikopana”.
Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Shkodër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, z. Durim Adem Bullakja”.
Vlerësim i raportimeve të veprimtarive me karakter publik të disa institucioneve, për periudhën 24 shkurt – 2 mars 2023.
Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së qendrës mediatike MCA – Press & Gir për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”.