818
Toka është planeti i tretë në sistemin diellor, ndërkaq sipas largësisë nga Dielli është e pesta për nga madhësia. Nganjëherë ne jetojmë diku por nuk e kuptojnë sesa vend i mrekullueshëm është, deri dikush na vjen për vizitë. Këtu në tokë nuk kemi pasur shumë vizitorë për të na treguar mrekullitë e planetit
13 fakte interesante nga qindra të tjera që ekzistojnë:
- Toka është i vetmi planet në Sistemin diellor në të cilin ka pllaka tektonike.
- Vlerësohet që temperatura në brendësinë e Tokës është midis 5.000 dhe 7.000 gracë celsius.
- Nuk është për t’u çuditur që astronautët e quajtën Tokën ‘planeti i kaltër’, duke pasur parasysh që rreth 70% e sipërfaqes është e mbuluar me ujë.
- Pothuajse i tërë uji në Tokë është i njelmët, përkatësisht 97%!
- Në Antarktik ka aq shumë akull sa ka Oqeani Atlantik ujë.
- Në oqeanet botërore jetojnë deri në një milion lloje të ndryshme organizmash. Nga to, dy të tretat akoma nuk janë klasifikuar.
- 90% e të gjitha vullkaneve aktive ndodhin në oqeane.
- 99% e arit gjendet në bërthamën e Tokës. Sikur të mund të nxirrnim këtë ar dhe të mbështillnim me të planetin, do të fitonim shtresën e arit të lartë 1.5 metra.
- Një bakter është gjendur në thellësinë e Tokës prej 2.8 kilometra. Ato mbijetojnë ashtu që përdorin radioaktivitetin e uraniumit, për të shndërruar ujin në energji.
- Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë ka qenë 57,8 gradë celsius – në vitin 1922 në El-Azi, Libi, Më e ftohtë ka qenë më 1983 në Vostok Station në Antarktik – 89,2 gradë celsius.
- Në Austri janë gjendur fosilet e baktereve të vjetra 3.5 miliardë vjet. Këto baktere kanë ekzistuar edhe para se atmosfera e Tokës ka pasur oksigjen.
- Çdo vit, kontinentet largohen nga njëri-tjetri për afro 2 cm.
- Çdo ditë, në Tokë lindin rreth 200.000 njerëz, ndërkaq, sipas disa vlerësimeve, deri tani në planet kanë jetuar 106 miliardë njerëz. Çdo sekondë vdesin dy njerëz.