251
Besnik Hasi rikthehet në rolin e trajnerit dhe pikërisht në kampionatin belg, në stolin e skuadrës së KV Mechelen. Ish-kapiteni i përfaqësueses kuqezi, i cili ka drejtuar më parë skuadra si Anderlecht, Legia e Varshavë apo Olympiacosi, ka nënshkruar një kontratë me skuadrën belge deri në fund të këtij sezoni.
Hasi ka drejtuar në Saudi Pro League nga viti 2018 deri në 2022 me ekipe si Al Raed dhe Al Ahli. Ai është një njohës shumë i mirë i futbollit belg, ku ka arritur suksese si lojtar dhe si trajner. Me Anderlecht në rolin e trajnerit fitoi titullin dhe Superkupën.