Zyrtarizimi i 10-të në merkaton e verës, Flamurtari rikthen një njohje të vjetër në mbrojtje (FOTO)

E marta e 23 korrikut ka rezultuar si dita e fortifikimit te Flamurtari. Pas prezantimit të mbrojtësit nigerian me pasaportë shqiptare, Sodiq Atanda, vlonjatët kanë bërë goditjen e radhës në merkato, duke “blinduar” fazën difensive.

Pikërisht bëhet fjalë për rikthimin e një ish-lojtari me shumë eksperiencë, Albi Alla. 31-vjeçari i bie që të rikthehet pa 6 viteve në Vlorë dhe kështu kuqezinjtë përforcojnë edhe repartin me më pak alternativa në edicionin e kaluar, qendrën e mbrojtjes. Pogradecari është prezantuar sot me fanellën kuqezi.

Me afrimin e mbrojtësit Alla shkon në dhjetë numri i afrimeve të kryera deri tani nga Flamurtari në merkaton e verës. Në sezonin e fundit Alla ka qenë pjesë e Teutës, por ka qenë i pafat, ku për shkak të një dëmtimi mbeti shumë kohë jashtë fushave të blerta.

Related posts

E BUJSHME! Ish-lojtari i Kroacisë dhe Ajax zbarkon në Shqipëri, firmos me klubin që luan për mbijetesë (EMRI)

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit