Zyrtare, Magani nuk është më trajner i Lushnjes, klubi konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë duket se ka rezultuar fatal për trajnerin Gugash Magani. Ndonëse pas ndeshjes trajneri deklaroi se nuk do të largohej nga drejtimi i skuadrës lagunare sot situata ka marrë një tjetër kthesë.

Klubi lushnjar njofton se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin me konsensus. Në ditët në vazhdim do të zyrtarizohet edhe emri i trajnerit të ri të Lushnjës.

“Lushnja dëshiron të informojë të gjithë opinionin futbolldashës për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit dhe trajnerit Gugash Magani! Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjetën në vija te përbashkëta kooperimi me trajnerin dhe për rrjedhojë të dy palët dakorësuan ndërprerjen e kontratës!

KF.Lushnja 1930 i përcjell falenderimet me te sinqerta trajnerit për gjithë kontributin e dhënë dhe i uron suksese te mëtejshme ne karrierën e tij! Faleminderit Gugash Magani!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)