ZYRTARE/ Klubi i ri prezanton Florent Hasanin, sulmuesi largohet përfundimisht nga Tirana

Florent Hasani është lojtari më i ri i Rapidit të Bukureshtit. Lajmin e konfirmon vetë klubi rumun i cili e bën zyrtare afrimin e sulmuesit në ekip. Me një postim në rrjete sociale, klubi mirëpret dardanin dhe e prezanton me shumë krenari si kreygolashënuesi i Superiores.

Florent Hasani mbyll kështu aventurën e tij me Tiranën e cila zgjati për 1 sezon e gjysmë duke shënuar 29 gola e 11 asiste me fanellën bardheblu, ndërsa ka fituar edhe 2 trofe: titullin kampion dhe Superkupën.

Shuma e transferimit nuk është ende zyrtare, por do të jetë rreth shifrës 500 mijë euro. Hasani kishte edhe 6 muaj kontratë me klubin dhe kështu Tirana vendosi ta shiste që në janar për të mos e humbur pa asnjë fitim.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)