“Aktivizoni” modalitetin e dimrit
Nëse keni dritare PVC, të cilat i kanë një numër i madh njerëzish, duhet të bëni një gjë që shtëpia juaj të bëhet më e ngrohtë.
Ajo që shumica nuk e dinë është se në dritaret PVC dhe në ato të zdrukthëtarisë mund të rregullohet modaliteti i verës dhe i dimrit, por, për ta bërë këtë, ju duhet të gjeni një vidë në anën e dritares ku është doreza e hapjes së dritares.
Me një çelës inbus kthejeni këtë vidë nga brenda dhe do t’i vendosni dritaret në të ashtuquajturin modalitet dimri dhe shtëpia juaj do të jetë më e ngrohtë.
Dallimi midis këtyre dy modaliteteve është se në të ashtuquajturën modalitet dimri, shtypja rritet, kështu që goma puthitet më mirë në kornizën e dritares, duke mos e lejuar ajrin e ftohtë të hyjë brenda.
Nëse nuk jeni të sigurt në cilin modalitet është dritarja juaj, mund ta kontrolloni me lehtësi – merrni një fletë letre dhe futeni në krahun e dritares.
Nëse e nxirrni lehtë, dritarja është në modalitet veror, nëse nuk mund ta nxirrni jashtë, është në modalitet dimëror.
Ajo që duhet të keni parasysh është se nuk është e këshillueshme të mbani modalitetin e dritares së dimrit gjatë gjithë vitit, sepse në këtë mënyrë gomat që janë në skaje konsumohen më shpejt.