Zv/ministrja e Shëndetësisë: Do të marrim vaksina ruse dhe kineze vetëm nëse…

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në “News24” ka deklaruar se nëse strategjia e qeverisë shqiptare për të kërkuar vaksina perëndimore do të hasë në ngërçe, atëherë ato lindore do të shihen si alternativa.

Tomini thekson se tashmë gjithë bota është në një vorbull farmaceutike, por Shqipëria ka zgjedhur të ecë me strategjinë për të ndjekur vaksinat që miraton SHBA dhe BE>

Gjithsesi, pavarësisht kësaj strategjie, Tomini thotë se në rast se nuk përparohet me kontraktimet me kompanitë farmaceutike perëndimore, atëherë alternativa të mundshme do të jenë vaksinat ruse e kineze.

‘’Do të kaloja deri diku tek biseda që përmbylli Lubonja. Sa i përket vaksinave perëndimore. Duke kaluar në retrospektivë në dhjetor e më herët, tendenca ka qenë e qeverisë të komunikojë zyrtarisht me kanalet e vaksinës të marrë vaksinat epara të certifikuara, dhe të niste sa më parë në Shqipëri.

Në javët e fundit u cilësua se në javët e para të janarit do të vinin në Shqipëri. Në dy fazat prej 3 javësh, arriti të vijë sasia e dytë, por me vijueshmëri deri në 41 mijë doza deri në fund të shkurtit.

Pra ka qenë një luftë përpjekjesh e definuar me fitore. Dy objektivat u arritën, pavarësisht se kemi nisur me grupin e riskut, pra mjekët dhe infermierët. Pfizer u miratua shumë më shpejt. Vaksina ruse po kalon fazat e fundit, për t’u miratuar nga EMA. Por është më i hershëm tratativa. Prandaj qeveria i bëri me Pfizer për 500 mijë dozat.

Bashkohem me ju që në momente të caktuara, kur situata epidemiologjike është kriter për të negociuar me vaksina të tjera. Në gjithë këtë vorbull e krizë farmaceutike, mbarë botërore, edhe krizë morale, por humane duke treguar kacafytjen.

Ndërkohë sigurisht po thoja që në kuadër të një strategjie të njohur perëndimore, kur strategjia do të përkrahen nga BE, duke ndjekur strategjinë aktuale. Nëse kemi ngërçe me kontraktimet, apo kanalizimeve, do jenë oportune apo alternativa që mund të përkrahen. ‘’- tha Tomini.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024