Zjarr i madh në një pyll të Roskovecit, digjen disa hektarë me pisha/ Zjarrfikësit në luftë me flakët

Një zjarr i madh ka rënë në pyllin me pisha të fshatrave Vlosh të Roskovecit dhe Drenie të Mallakastrës, që janë në kufi me njëra-tjetrën.

Deri më tani zjarri ka djegur shumë hektarë me pisha, ndërkohë që rrezikohet edhe kurora e pyllit.

Sapo kanë marrë sinjalizimin, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Megjithatë edhe pse në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikësve, ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë, për shkak të terrenit të thyer të zonës.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën