Një grua 62-vjeçe ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Tiranë si pasojë e një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në zonën e “Astirit” ndërsa djali i saj është në spital nën kujdesin e mjekëve.
Viktima është 62-vjeçarja Hava Osmanaj e cila u hodh nga dritarja e katit të tretë për të shpëtuar por fatkeqësisht humbi jetën. I lënduar ka mbetur djali i saj Klodjan Osmenaj i cili gjithashtu u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve që dyshohet se i ka shkaktuar vet.
Burimet nga policia thanë se paraprakisht dyshohet që 36-vjeçari Klodjan Osmanaj të jetë autori i zjarrvënies.
Banorët e pallatit kanë rrëfyer për Neës24 se 36-vjeçari është person problematik dhe i dhunshëm, pasi dhe herë të tjera ka tentuar që t’i vënë zjarrin banesës, madje ka hedhur edhe orendi shtëpiake nga ballkoni. Mësohet se ai jetonte bashkë me nënën e tij, pasi ishte divorcuar. Aktualisht ai ndodhet në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.