Zjarr në një pallat në Astir/ 8 persona të lënduar dhe 4 makina të shkrumbuara nga flakët

Një pallat në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e zjarrit janë lënduar tetë banorë të cilët kanë marrë mjekim.

Pasi kanë marrë ndihmën mjekësorë janë larguar nga spital. Sipas policisë zjarri ka shpërthyer në garazhin e pallatit, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, ku janë djegur edhe 4 automjete. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën