Zjarr i madh në Fier/ Rrezikohen disa banesa, tre zjarrfikëse në vendngjarje

Një vatër zjarri ka rënë pranë fshatit Hambar në njësinë administrative Cakran të Fierit mbrëmjen e sotme.

Bëhet me dije nga burimet për media se si pasojë e zjarrit janë duke rrezikuar disa banesa.

Sipas banoreve fillimisht zjarri është shfaqur në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në afërsi të lumit Vjosë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Banorët thonë se një zjarr i tillë nuk është parë më parë në zonë, teksa kanë theksuar se janë frikësuar së tepërmi pasi flakët u afruan shumë pranë banesave.

Po sipas tyre ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës, që ka bërë të mundur shmangien e rrezikut.

Ndërkohë sipas shefit të shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Fier, Zija Hyka, tre mjete zjarrfikëse dhe 15 forca po punojnë për shuarjen e flakëve. Ai theksoi se banesat pranë vatrës së zjarrit janë jashtë rrezikut.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….