EKSKLUZIVE/ Tirana shton “muskujt” në mbrojtje, firmos me 22-vjeçarin holandez (FOTO)

Ziad

Tirana vijon të jetë aktive në merkato. Në orët e fundit, Klikoje Sport ka mësuar se klubi bardheblu ka firmosur me një qendërmbrojtës. Bëhet fjalë për Ziad Ouled-Haj-M’hand, 22-vjeç nga Holanda i cili vitet e fundit i ka kaluar në kampionatin slloven me skuadrën e Goricës.

Në të shkuarën, lojtari është aktivizuar në ligat e ulëta të Gjermanisë dhe Austrisë. Ziad Ouled-Haj-M’hand pritet t’i japë një dorë në qendrën e mbrojtjes  Tiranës, pas problemeve fizike që kanë shfaqur Dembele, Kola dhe Ermal Meta.

Skuadra e Tiranës ka vi juar stërvitjet intensive edhe të mërkurën, duke u përgatitur me seriozitet për ndeshjet me Flamurtarin. Programi përgatitor ka përfshirë seanca taktike dhe analiza me ekipin, ku trajneri Roberto Bordin dhe stafi i tij kanë punuar për të përmirësuar lëvizjet në fushë, organizimin mbrojtës dhe koordinimin mes repartit të mesfushës dhe atij të sulmit.

LEXO ME SHUME:VIDEO/ Omer Bunjaku nis punën te Tirana, takon lojtarët dhe zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)