Zhduken 404 mijë euro, nënë e bir dalin para gjykatës, por nuk flasin

Pastruesja e akuzuar për vjedhje me pasoja të rënda në bashkëpunim, Rozeta Dobi nuk i mbajti dot lotët teksa doli para gjykatës së Tiranës.

Djali i saj Havieri në deklarimet e para ka pretenduar se ai nuk ka marr pjesë në vjedhje. Sipas të riut, ai e ka konstatuar më vonë që mamaja e tij kishte vjedhur kasafortën në shtëpinë e Alda Klosit, me euro të prerjeve të ndryshme. Kasaforta u hodh në kosh plehrash, ndërsa eurot ishin të prerjeve 500, 200, 100 dhe 50 euro thuhet në dosjen hetimore.

Para gjykatës nënë e bir nuk kanë dhënë shpjegime duke u përfaqësuar nga avokati Artan Gjermeni. Në seancën me dyer të mbyllura, prokurorja Mirela Zavalani nuk ishte në gjendje të tregonte se kujt i përkasin 404 mijë eurot e tjera që u gjetën të fshehura në tubin e aspirimit në shtëpinë e Rozeta Dobit.

Në dosje thuhet se kjo shumë e madhe dyshohet të jetë vjedhur në banesa të tjera ku Rozeta ka punuar si pastruese, por organi akuzës mesa duket nuk ka kallëzues e për rrjedhojë viktimë të vjedhjeve. Nga ana tjetër, Alda Klosi e cila rezulton punonjëse e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka deklaruar se shuma që i është vjedhur është rreth 120 mijë euro bashkë me bizhu të shtrenjta, por edhe një orë ‘Maserati’ dhe çanta e portofola ‘Valentino’.

Zyrtarja Klosi ka deklaruar se paratë janë të xhaxhait të saj që jeton në Amerikë, të cilat ia kishte lënë për të rregulluar shtëpinë e tij, por edhe për kurimin e sëmundjes së xhaxhait i cili vuan nga kanceri.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt