Zhaklin Lekatarit i ndodh e papritura! I bëjnë “gjëmën” pas prime-t të BBV! (FOTO)

Një incident është regjistruar gjatë mbrëmjes në një nga parkingjet e Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se automjeti i opinionistes së Big Brother Vip, Zhaklin Lekatari, është dëmtuar.

Mësohet se automjeti i opinionistet ka qenë i parkuar në një nga parkingjet në zonën e stadiumit Dinamo, ku disa persona kanë shkuar gjatë natës dhe i kanë thyer xhamat.

Siç shihet dhe nga fotot, Lekatari është e prekur nga ajo që i ka ndodhur, teksa pranë saj qëndron një mikeshë që e ngushëllon.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje dhe nuk dihen shkaqet të cilat kanë shtyrë këta shtetas të dëmtojnë mjetin e Lekatarit.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…