“Zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit”/ Ja mesazhi që jep Vokshi për demokratët

Deputetja demokrate Albana Vokshi dha një mesazh nga Kuvendi Kombëtar i PD për demokratët që siç tha ajo janë ende me zemër të thyer. “Kam një mesazh për demokratët që janë akoma me zemër të thyer.

Ky kuvend e dëgjon edhe zërin tuaj. Ne do të vazhdojmë të punojmë që të jemi të gjithë bashkë. Ne jemi këtu për të bërë PD më të fortë dhe më të madhe”, deklaroi ajo.

Vokshi u shpreh se PD shumë shpejt do të udhëheqë Shqipërinë dhe shtoi se është krenare që është pjesë e historisë për transformimin e selisë blu.“Ne do të punojmë bashkë. Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë por jo i pamundur. Ne kemi forcën kurajon dhe besimin e palëkundur që do ia dalim. Ne zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve.

Të gjithë së bashku le ta bëjmë PD forcën politike modern që frymëzon të rinjtë. Kjo PD shumë shpejt do të udhëheqë Shqipërinë. Ne do jemi krenar që u bëmë pjesë e historisë për transformimin e PD. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë. Edhe mirënjohjen e demokratëve për Berishën”, u shpreh Vokshi.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…