Zgjidhet çështja Da Silva? Ditët në vijim Partizani do të marrë vendim për të ardhmen e sulmuesit

Partizani e mbylli aventurën europiane në “Play Off”, teksa gjatë këtij rrugëtimi, probleme kishte për Victor Da Silvën i cili u irritua pasi nuk u përfshi në formacion. Kjo bëri që të përjashtohej për ndeshjen kundër Romës në miqësore, por edhe në ato zyrtare.
Ende e paqartë është situata e sulmuesit me fanellën e Partizanit. Braziliani vijon të jetë i pezulluar nga ana e trajnerit Zekic. Prej thuajse tri javësh ai stërvitet rregullisht me ekipin U-21. Partizani nuk preferoi as ta lërë të lirë gjatë merkatos, por as ta aktivizojë në ndeshjen e parë të kampionatit. Pauza e kombëtareve është përpara dhe gjatë kësaj kohe do të mësohet më shumë rreth fatit të brazilianit.

Fakt është që ai pas incidentit me Valmierën nuk ka shfaqur kundërshti dhe është treguar korrekt me detyrat që i janë dhënë. Ky reflektim e shtyn klubin që në ditët në vijim të mendojë rikthimin e Da Silvës, i cili pavarësisht pezullimit, mbetet i rëndësishëm për trajnerin Zoran Zekic.

Related posts

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…

Rikthim në kryeqytet, Tirana siguron një ish-kampion për pjesën e mbetur të kampionatit

Lëvizje surprizë te Partizani, ish-lojtari i Kombëtares shumë pranë firmës (EMRI)