Zgjedhjet e 14 majit/ Zbulohen bashkitë që do të kenë votim dhe numërim elektronik

Në zgjedhjet e 14 majit, në 3 bashki të vendit do të implementohet votimi elektronik. Mësohet se është zyrtarizuar konsensusi për votim dhe numërim elektronik në bashkinë e Vorës që ishte pjesë, Kamzës dhe Elbasanit. 

Dy bashkitë e mëdha që ishin në diskutim ishin pikërisht Elbasani dhe Durrësit, e mesaduket është vendosur Elbasani. Ky vendim mësohet se është marrë nga KQZ në konsensus me partitë politke.

“Në përputhje me fondin e vënë në dispozicion konkludojmë se ai është i mjaftueshëm për zhvillimin e votimit elektronik në 352 qendra votimi, veçmas bashkisë Vorë. Duke marrë në konsideratë këtë numër qendrash votimi, kohën në dispozion të realizimit të këtij projekti, si dhe dobinë për zhvillimin e tij në ambiente gjeografike të ndryshëm rekomandohet zhvillimi i votimit elektronik edhe në bashkitë Elbasan dhe Kamëz, përkatësisht ZAZ 47, 48, 49, 50 dhe për bashkinë Kamëz në ZAZ 27 dhe 28; për bashkinë Vorë, përkatësisht ZAZ 26,” thuhet në relacionin e KQZ-së për këtë çështje.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025